Ballina BOTA Zvicër,reperja shqiptare, në pranga për mashtrim, ja detajet e ngjarjes së pabesueshme.

Zvicër,reperja shqiptare, në pranga për mashtrim, ja detajet e ngjarjes së pabesueshme.

Reperja e njohur shqiptare që jeton dhe vepron në Zvicër, Loredana Zefi, është arrestuar në orët e para të së mërkurës nga autoritetet zvicerane.

Portali i njohur zviceran “20 minutes” ka raportuar për arrestimin dhe akuzat për të cilat është vënë nën pranga reperja me prejardhje nga Kosova.

Bëhet fjalë për një dëm material të shkaktuar ndaj një çifti zviceran, vlera e të cilit shkon deri në një milion franga zvicerane.

Loredana akuzohet për mashtrim në vlerë të 700 mijë frangave, kurse vëllai i saj Bekim për 200 mijë të tilla.

Mendohet se vëlla e motër kanë marrë para nga çifti 50 vjeçar përmes shtytjes në lajthitje, kanosjes dhe kërcënimit.

Vitin e kaluar, çifti deklaroi se i dhanë para kesh në dorë vëllait të Loredanës, teksa më vonë erdh në lojë edhe vet reperja. Tani, çifti 50 vjeçar posedojnë fakte përmes transaksioneve bankare të bëra për dorëzimin e parave ndaj dyshes vëlla e motër.

“Loredana dhe vëllai i saj kanë marrë gjithçka nga ne. Paratë tona. Thjesht çdo gjë. Ne si njerëz të zakonshëm kemi punuar shumë për ato para”, ka thënë Petra Z.

“Për shkak të saj kam dashur ta vras veten”, ka treguar më tej ajo për të përditshmen zvicerane “20 minuten”, teksa ka përmendur edhe faktin se si rrjedhojë e këtij dëmi material, ajo dhe bashkëshorti i saj kanë humbur edhe banesën e tyre.