Ballina BOTA Zvicër, programi 12-vjeçar me vlerë prej 20 milionë franga për Kosovën

Zvicër, programi 12-vjeçar me vlerë prej 20 milionë franga për Kosovën

Shteti i Zvicrës do të ndajë 20 milionë franga për menaxhimin e integruar të resurseve ujore në Kosovë.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me këshilltarin e tij të jashtëm, i cili vjen nga Zvicra, Pierre Kohler dhe këshilltarin e Këshillit Ndërministror për Ujëra Baton Begolli kanë pritur në takim ambasadorin e Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, ku biseduan për sfidat e sektorit të ujërave dhe shkëmbimin e ideve për ndërmarrjen e iniciativave të ndryshme në përmirësimin e sektorit të ujit në vendin tonë.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, ministri Matoshi prezantoi para ambasadorit zviceran sfidat dhe projektet që MMPH po implementon në përmirësimin e ujërave, në ndërtimin e rezervave të reja ujore, rregullimin e shtretërve të lumenjve, ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza etj.

Nga ana tjetër ambasadori Lebet informoi ministrin Matoshi që Zvicra do të fillojë një programi 12-vjeçar me vlerë prej 20 milionë CHF për menaxhimin e integruar të resurseve ujore në Kosovë.