Ballina BOTA Zvicër, ndodh mrekullia, Schumacher ngrihet nga shtrati

Zvicër, ndodh mrekullia, Schumacher ngrihet nga shtrati

29 dhjetori do të shënojë plot pesë vite që nga momenti kur ish-piloti i Formula 1, Michael Schumacher, pësoi një dëmtim të rëndë në kokë pas një incidenti teksa bënte ski në alpet franceze dhe tani ai besohet se nuk qëndron më i shtrirë në krevat pas shpenzimeve shëndetësore prej 50 mijë paundësh në javë.

Pavarësisht nga raportimet në muajin mars, ku thuhej se legjenda e Formula 1 kishte mbetur i paaftë për të folur apo për të ecur, mediat raportojnë se ai nuk është më i shtrirë.

Britanikja “Mail Online” njoftoi se Schumacher po merr një trajtim intensiv dhe fizioterapi, që vlerësohet të kushtojë më shumë se 50 mijë paund në javë. Babai i dy vajzave jeton sëbashku me anëtarët e ngushtë të familjes në një rezidencë 50 milionë dollarëshe në brigjet e liqenit të Gjenevës.

Schumacher mbush 50 vjeç më 3 janar, vetëm pesë ditës pas 5-vjetorit të tragjedisë që i ndryshoi përgjithmonë jetën atij. Bashkëshortja e tij prej 20 vitesh, Corinna, insistoi se progresi i bërë është mbajtur sekret.