Ballina BOTA Zvicër, ekzekutoi tre shqiptarë, del para gjyqit autori

Zvicër, ekzekutoi tre shqiptarë, del para gjyqit autori

Një shqiptar 42-vjeçar do të paraqitet para gjykatës së Bazelit të hënën me akuzën “vrasje e shumëfishtë”. Shqiptari u arrestua pas të shtënave me armë që ndodhën në një kafene në Bazel, në mars të vitit 2017.

Dy persona hynë befasisht në një kafene jo shumë larg teatrit muzikor, një mbrëmje. Njeri prej tyre shtiu disa herë me armë ndaj klientëve aty dhe u largua me vrap. Nga plumbat gjetën vdekjen dy shqiptarë 28 dhe 39 vjeç dhe u plagos një i tretë, 24 vjeç.
Policia, arriti t’i identifikojë agresorët dhe njëri prej tyre, është personi në fjalë. I dyshuari tjetër është ende në arrati. Sipas mediave zvicerane, motiv i vrasjeve dyshohet të jetë lufta e grupeve për pushtet e trafikantëve të lëndëve narkotike.