“Zoti donte të shpëtonim”, bëhet shkrumb e hi makina ku po udhëtonin Ermal Mamaqi, Inva Mula e VIP-a të tjerë

48

Mjeti me të cilin udhëtonin Ermal Mamaqi, Inva Mula Mirela Sula e VIP-a të tjerë ka përfunduar i shkrumbuar nga flakët afërsi të Tropojës.

Vetë shkrimtarja Sula, tregon në rrjetet sociale për këtë episod. Në video ajo tregon se si makina ku po udhëtonin u shkrumbua dhe komenton se si arritën të dilnin nga mjeti.

Ajo falenderon Ermalin, ku sipas saj vetëm falë tij ata janë gjallë tashmë.

“Kjo është makina me të cilën ne ishim nisur për të shkuar në Tropojë dhe Zoti donte që në të shpëtonim, të jemi gjallë.  Ermal falë teje jemi gjallë. Imagjino të ishim akoma aty brenda çfarë do ndodhte, ne duhet të jetojmë akoma. Po mos të kishim qenë rob zoti s’do shpëtonim, falë energjisë së mirë”, shprehet ajo. Ndërkohë që Sula bënte videon, makina ende nxirrte tym nga flakët që e kishin pushtuar, pikërisht në ditën e shenjtë të Kurban Bajramit.