Zonat bregdetare kthehen në vatra të COVID-19, mes viktimave një 37 vjeçar

346

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 503 raste të reja, si dhe kanë humbur jetën 6 qytetarë, më i riu në moshë 37-vjeç.

Numri i të shëruarve mbetet sërish më i lartë se numri i të infektuarve (550 kundrejt 503).

Ajo që bie në sy në 24 orët e fundit është fakti se përveç Tiranës më të prekura janë zonat bregdetare: Shkodra, Vlora, Durrësi dhe Saranda me Lezhën.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit

Janë kryer 2210 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 503 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

169 raste në Tiranë, 27 në Shkodër, 26 në Vlorë, nga 23 raste në Durrës, Sarandë, 20 në Fier, 18 në Lezhë, 17 në Kurbin, 16 në Lushnje, 14 në Kukës, 13 në Kavajë, 12 në Elbasan, nga 10 raste në Krujë, Peqin, nga 9 raste në Korçë, Berat, 8 në Malësi e Madhe, 7 në Gjirokastër, nga 6 raste në Tropojë, Delvinë, nga 5 raste në Has, Dibër, Skrapar, nga 4 raste në Rrogozhinë, Gramsh, Shijak, Kuçovë, Maliq, nga 3 raste në Mat, Klos, nga 2 raste në Devoll, Librazhd, Kamëz, Përmet, Cerrik, Dropull, nga 1 rast në Pukë, Pogradec, Tepelenë, Ura Vajgurore, Fushe Arrëz, Kolonjë, Patos,

Në 24 orët e fundit janë shëruar 550 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 29,799 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 337 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetare nga Librazhdi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetare nga Tropoja, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetare nga Tepelena, të moshave 37-83 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e COVID-19.

COVID-19 – Statistika (23 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         503

Të shëruar në 24 orë      550

Të shtruar në spitale      337

Humbje jete në 24 orë   6

Testime ditore              2210

Testime totale            245,253

Raste pozitive            54,317

Raste të shëruara       29,799

Raste Aktive              23,401

Humbje jete               1117

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   13000

Fier              1607

Shkodër       1309

Durrës  1274

Vlorë            1077

Korçë           1008

Elbasan         906

Berat      883

Lezhë     875

Gjirokastër  527

Kukës    502

Dibër     433