“Zogu Tiranës” harrohet në arrest shtëpie! Ankohet në Instagram se nuk shkon dot te berberi

106

Prezantuesi, Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës” u la në arrest shtëpie pasi u lirua nga burgu 313, ku qëndroi për gati 5 muaj.

Nikaj i akuzuar për favorizim prostitucioni, ndodhet në shtëpi dhe prej kohësh nuk ishte aktiv në rrjetet sociale.

Sot ai është rikthyer duke postuar foton e parë, pas shumë kohësh.

Hermesi duket ndryshe, pasi tashmë nuk bën më jetën e mëparshme dhe nuk e ka të lehtë të kurojë look-un.

“Ne ‘arrest shtepie’, jena bo icik me shku te berberi po s’dalim dot ca me bo”, shkruan Hermesi krah fotos që bëri publike.

Nuk dihet ende sa është dënuar prezantuesi për të qëndruar “arrest shtëpie”, por me shaka komentuesit i kanë përmendur aty se me situatën që po kalon bota me shumë gjasa Zogun e Tiranës do ta harrojnë në shtëpi.