Zjarr në një pallat në Tiranë, dyshohet për banorë të bllokuar brenda

22

Një zjarr ka rënë në një apartament në katin e dytë të një pallati në zonën e “Freskut” në Tiranë, ku burime bëjnë me dije për noa.al se ka pasur njerëz brenda në momentin e rënies së flakëve.

Policia njofton se rreth orës 18:20 në rrugën “Fadil Deliu”, ka rënë zjarr në katin e dytë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e Policisë bënë evakumin e menjehershëm të banorëve të pallatit.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.