Zjarr në një garazh në Tiranë, evakuohen banorët

30

Një zjarri në garazhin e një pallati ka alarmuar banorët e tij mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Zjarri ka rënë rreth orës 07:30 në rrugën “Fadil Deliu”.

Policia njofton se shërbimet e zjarrfikëses dhe efektivët po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve si dhe shuarjen e zjarrit.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.