Zjarr në një banesë në Tiranë

287

Një zjarr ka përfshirë një banesë mëngjesin e sotëm në Tiranë në rrugën “Muharrem Gura”, në afërsi të Pazarit të Ri.

Policia thotë se flakët kanë përfshirë shtëpinë e shtetasit I.P., ku ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë që është bërë evakuimi i banorëve.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.