Zjarr në një banesë në Durrës, raportohen dëme materiale

53
Foto Ilustruese

Policia bën me dije se më datë 27.09.2020, ditën e sotme rreth orës 09:35, në lagjen nr.17, Durrës, ka rënë zjarr në banesën e shtetases Dh.H., dhe ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.