Zjarr në fabrikën e re të tullave në Shijak, plagoset një burrë nga Tirana

84

Një fabrikë e re tullash është përfshirë nga zjarr i fuqishëm duke lënë të plagosur me djegie serioze një punonjës të saj.

Ngjarja nisi sot rreth orës 11:15, në rrugën dytësore në Maminas, Shijak, ku ka rënë zjarr, në fabrikën e re të tullave.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe zjarrëfikësit, të cilët kanë evakuuar personelin dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe sqarimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Është lënduar nga zjarri, punonjësi i fabrikës, 57 vjeçari Besnik Bojaku, banues në Tiranë. Aktualisht ai ndodhet në Spitalin Francez Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.