Zjarr masiv në Fushë-Krujë, rrezikohen banesat përreth, zona pa energji elektrike

55

Një grumbulli mbeturinash në Fushë-Krujë i është vënë zjarri.

Ngjarja raportohet në zonën e ish-ndërmarrjes së grumbullimit në këtë qytet.

Sipërfaqja e përfshirë nga flakët është e përbërë nga shkurre e ferra, si dhe me mbeturina të ndryshme industriale të tipit fason.

Fakët kanë përfshirë gjithashtu disa magazina bosh dhe një ofiçine.

Rrezikohen disa banesa dhe kabina elektrike në afërsi të vendit të zjarrit.

Si pasojë e flakëve është shkëputur energjia elektrike, teksa zjarrfiksja e Krujës po punon për të fikur zjarrin.

Ky nuk është rasti i vetëm ku grumbullimit të mbetjeve fasone në këtë zonë i vihet zjarri, por nuk ka ende një autor para drejtësisë!