Ballina Aktualitet Zjarr i përmasave të mëdha në Ishëm, nën pushtetin e flakëve një...

Zjarr i përmasave të mëdha në Ishëm, nën pushtetin e flakëve një masiv pyjorë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Drac, të Ishmit.

Mësohet se nën pushtetin e flakëve janë një masiv pyjorë, ndërsa zjarri ka rënë rreth dy kilometër larg nga rruga kryesore që të çon në Gjirin e Lalzit.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilët po punojnë në shuarjen e flakëve, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që shkaktuan zjarrin.