Zhduket një grua në Tiranë

28

Zhduket një grua në Tiranë.

Drita Shehu, një 77-vjeçare në Tiranë ka humbur kontaktet me familjarët e saj që prej mëngjesit të ditës së sotme pasi ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

77-vjeçarja ka veshur një palë pantallona ngjyrë kafe, një bluzë ngjyrë gri dhe shapka të zeza.

Kanë qenë familjarët, të cilët kanë lajmëruar policinë për zhdukjen e të moshuarës, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.

Policia njofton që e ka parë të moshuarën ose ka ndonjë informacion mund të lajmërojë uniformat blu.