Ballina Aktualitet Zhduket i riu prej 4 ditësh, ja dyshimet e para të policisë

Zhduket i riu prej 4 ditësh, ja dyshimet e para të policisë

Një 18 vjeçar ka katër ditë që rezulton i zhdukur në qytetin e Këlcyrës.

Ai quhet Matias Rizallari dhe familjarët e tij dyshojnë se mund të jetë mbytur në lumin Vjosë

Ditë më parë sipas Policisë, i riu është parë në afërsi të lumit dhe që prej asaj dite, familjarët kanë humbur kontakte me të

Një nga dyshimet është se i riu mund të ketë humbur jetën teksa ka tentuar të lahej në lumin Vjosë.

Kërkimet janë përqendruar ne rrjedhën e lumit, ndërsa sot në ndihmë kanë mbërritur edhe polumbarët e Reneas, të cilët kanë kërkuar nga hyrja e Këlcyrës deri tek ura e Dragotit por pa rezultat.