Ballina Ekonomi / Biznes Zgjerimi i sipërmarrjeve, ministrja Qato: Shembull i klimës reale të biznesit në...

Zgjerimi i sipërmarrjeve, ministrja Qato: Shembull i klimës reale të biznesit në Shqipëri

Një kompani shqiptare e cila operon edhe ne dy vende të Bashkimit Evropian, inauguroi javën që lamë pas shoëroomin më të madh në Ballkan përsa i përket standardeve, duke i ofruar konsumatorit një eksperiencë krejt të re.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato e cila deklaron se kjo kompania ka katërfishuar eksportet në vetëm dy vjet.

Ministrja Qato theksoi se kjo sipërmarrje është shembulli i cili tregon klimën reale të biznesit në Shqipëri dhe të oportuniteteve të panumërta për punësimi që u ofrohen sot të rinjve në sektorin privat në Shqipëri.