Ballina LAJME Zgjedhjet Vendore 2019, Zguri: Partitë politike të respektojnë dispozitat e Kodit Zgjedhor

Zgjedhjet Vendore 2019, Zguri: Partitë politike të respektojnë dispozitat e Kodit Zgjedhor

Teksa afron gjithnjë e më tepër data e zgjedhjeve vendore, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, i ka kërkuar partive politike që të resketojnë dispozitat e Kodit Zgjedhor. Në një dalje për mediat, kreu i KQZ tha se “janë përgatitur module të ndryshme trajnimi për të gjithë nivelet e aktorëve të përfshirë në administrimin zgjedhor.”

“Partneriteti me KQZ dhe bashkëpunimi vullnetmirë në administrimin e procesit është detyrim thelbësor si për KQZ, ashtu edhe për partitë që marrin pjesë në administrimin e procesit, – ka thënë kryetari i KQZ. – Për këtë arsye kam dalë sot të kërkoj publikisht vemendjen e partive politike në respektimin e dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe ligjeve të tjera në fuqi, në përmbushje të rolit të tyre të rëndësishëm në mbarëvajtjen dhe mirëadministrimin e procesit zgjedhor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur module të ndryshme trajnimi për të gjithë nivelet e aktorëve të përfshirë në administrimin zgjedhor, të cilat do të jenë lehtësisht të aksesueshme edhe në faqen zyrtare të internetit të KQZ.”