Ballina LAJME Zgjedhjet vendore 2019, zbulohen disa emra kandidatësh socialistë për kryetar bashkie

Zgjedhjet vendore 2019, zbulohen disa emra kandidatësh socialistë për kryetar bashkie

Na ndajnë vetëm pak muaj nga dita kur qytetarët shqiptarë do ti drejtohen kutive të votimit, për të zgjedhur të preferuarit e tyre për katër vitet e ardhshme në krye të bashkive përkatëse, zbulojmë disa emra potencialë që përfliten si kandidatët e mundshëm nga mazhoranca.

Bëhet fjalë për prefekturën e Elbasani, emri më i përfolur dhe që gëzon mbështetjen e bazës është Gledian Llatja, aktualisht minister i Energjitikës i Industrisë.

Për Bashkinë e Librazhdit sipas burimeve nga ky qytet, duket se Partia Socialiste me shumë gjasa do t’i japi mundësinë e rikandidimit edhe njëherë kreut aktual të bashkisë Kastriot Gurra.

Bashkia Cërrik, që aktualisht drejtohet nga Levizja Socialiste për Integrim, Partia Socialiste ka gjasa të zgjedhi pikërisht një nga këta emra për ta kandiduar përballë kandidatit të opozitës.

Për Bashkinë e Gramshit diskutohen disa emra. Mes emrave më të përfolur janë: kryetarja aktuale e Bashkisë Gramsh Luljeta Dollani, kreu i Partisë Socialiste për rrethin e Gramshit Klodian Taçe dhe kandidati për deputet në listën e Partisë Socialiste për zonën e gramshit Besian Ajazi.

Për Bashkinë e Belshit sipas informacioneve jo zyrtare që vijnë nga baza e Partisë Socialiste e këtij qyteti, duket se është thuajse e vendosur se mazhoranca do ta rikandidojë edhe për një mandat kreun aktual të kësaj bashkie Arif Tafani.

Ndërsa për bashkinë e Peqinit mes emrave më të diskutuar është emri i kreut aktual të OSHE – Elbasan, Bukurosh Maci. Është një nga emrat më të përfolur si kandidat përballë opozitës për bashkinë e Peqinit.