Ballina Aktualitet Zgjedhjet/ Rama-kuksianëve: Mos e humbni Anglinë për partinë

Zgjedhjet/ Rama-kuksianëve: Mos e humbni Anglinë për partinë

Kryeministri Edi Rama në takimin elektoral në qytetin e Kukësit tha se ky qytet nën drejtimin e kandidatit të PS-së, Safet Gjici, do të ketë  investime të rëndësishme si aeroportin dhe ndërtimin e stadiumit. Ai tha se Presidenti, Ilir Meta dhe kreu i PD-së Lulzim Basha janë të rrëzuar. Shefi i qeverisë përcolli një mesazh për kuksianët qëjetojnë dhe punojnë në Angli.

“Do të kenë mundësi të vijnë dhe të kthehen këtu direkt nga Londra në këtë aeroport, i cili do të jetë një aeroport jo thjesht i Kukësit, por përfshinë edhe pjesën tjetër në anën tjetër të kufirit. Kjo është arsyeja se pse investitorët janë këtu. Unë dua t’u them djemve të Kukësit që janë me PD. A ia vlen të humbni Anglinë për partinë, për kë? për Lulin, Saliun, Mulin, Bashkimin. Është i rrëzuar Ilir Meta, Lulzim Basha se Saliu edhe kur është i rrëzuar duket sikur është në këmbë. Nuk po flas për fallxhoren. Ajo nuk është e rrëzuar, është e zhytur në kafe turke. Për këta, demokratët duhet t’ia lejonin vetes këtë turp që të imitonin ato çetat e enveristëve. 30 vjet pasi ka rënë komunizmi, të shfaqen fantazmat. Në fund të ditës është interesi i familjes që duhet vënë në peshore

Çfarë do të mbrojnë ata në 30 qershor, do dalin të japin një kontribut që Shqipëria të dalë keq. Këtu kemi sjell një njeriuqë e gjetëm midis jush, ndërsa ai është një njeri që iu bën krenarë. Ka ardhur dita që më mirë të mos jesh doktor shkencash, por është njëri i punës”-tha Rama.