Zgjedhjet presidenciale/Biden humbet pikë, publikohet fotot e të birit me kokainë, dalin edhe disa emaile kompromentuese

85

Joe Biden formally wins Democratic nomination to take on Trump - BBC NewsPak kohë na ndjanë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA ku kandidatët Donald Trump e Joe Biden do të garojnë kundër njëri-tjetrit për Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë një debati publik presidenti Trump i ka përmendur Biden situatën e të birit Hunter Biden i cili është i varur prej kohësh nga droga e alkooli e bën një jetë të trazuar.

Prej ditësh tashmë po xhirojnë në internet disa foto të djalit 50 vjeçar të Joe Biden ku shihet në gjendje të rënduar psikologjike e fizike me kokainë në gojë.

Këto foto shokuese nuk janë aspak publicitet i mirë për Joe Biden.

Djali i Biden ka 5 fëmijë, ku njëri prej tyre është frut i një lidhje me një striptiste. Vetë Joe e ka pranuar gjendjen e rëndë të të birit, por ka siguruar që tashmë ai nuk është vartës i drogës.

“Djali im, si shumë njerëz që mund të kemi në shtëpi, kishte një problem droge. Por ai e ka tejkaluar atë. Tani është në rregull”. Ndër të tjera Biden do të duhet të përgjigjet për disa emaile kompromentuese ku ai kontakton me një firmë të dyshimtë energjetike ukrainase.