Zgjedhjet parlamentare/Partia Demokratike i kërkon KQZ pamjet filmike të qendrave të votimit

80

Partia Demokratike kërkon nga KQZ që t’i vendosë në dispozicion pamjet filmike të qendrave të votimit dhe KZAZ-ve.

Kërkesa e PD-së:

“Partia Demokratike, nëpërmjet komisionerëve, numëruesve dhe vëzhguesve të saj në terren ka grumbulluar të dhëna lidhur me parregullsi të rënda në procesin zgjedhor, veçanërisht gjatë fazës së numërimit. Prandaj, në cilësinë e subjektit të regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, nëpërmjet përfaqësuesit të saj, bazuar në nenin 26, pika 2 dhe nenin 94, pika 4 të Kodit Zgjedhor, sipërcituar, Partia Demokratike kërkon t’i vihen në dispozicion në një kohë sa më të shpejtë të dhënat teknologjike, si më poshtë”

1-Pamjet filmike të çdo QV/KZAZ

2-Pamjet filmike të kamerave regjistruese të fletëve të votimit të çdo KZAZ

3-Të dhënat e grumbulluara nga pajisjet e identifikimit elektronik për çdo QV/KZAZ

4- Të dhënat e kryqëzuara ndërmjet pajisjeve të identifikimit elektronik dhe listave të zgjedhësve të nënshkruar mekanikisht.