Ballina Aktualitet Zgjedhjet e Qërshorit, të deleguarit sipas qarqeve shpallin nesër kandidaturat për 61...

Zgjedhjet e Qërshorit, të deleguarit sipas qarqeve shpallin nesër kandidaturat për 61 bashkitë

Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PS-së, kryeministri Edi Rama ka dalë për një komunikim me mediat. Ai tha se nesër të gjithë të deleguarit sipas qarqeve do të jenë në qarkun përkatës për të shpallur kandidaturat e miratuara.

“Nesër të gjithë të deleguarit sipas qarqeve do të jenë në qarkun përkatës për të shpallur kandidaturat e miratuara në prani të kandidatëve dhe grupeve drejtuese të fushatave elektorale dhe më pas nisim fushtën.  Kemi vendosur për të gjitha bashkitë. Janë disa detaje të fundit që janë çështje qarqesh. Të deleguarit kanë mandatet për ti përmbyllur të gjitha”, tha Rama.