Zgjdhjet, Celibashi del në deklaratë zyrtare: Në 3 qendra në Shkodër nuk po votohet, incidente në Dibër dhe Durrës

13

Sot po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore në disa bashki. Por duket se procesi nuk po vijon si duhet dhe kjo e kushtëzuar edhe nga moti. Gjithashtu raportohet edhe për disa incidente.

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi doli në një deklaratë për shtyp ku theksoi:

“Disa informacione paraprake për fillimin e procesit zgjedhor në 6 bashki. Procesi i hapjes së Qendrave të votimit është pa ndonjë problematikë të theksuar. Jemi në proces monitorimi të vazhdueshëm në këto 6 bashki. Problematikat e evidentuara deri më tani 2 QV në Shosh e Pult në të cilat nuk ka filluar votimi për shkak të mungesës së komisionerëve që nuk kanë mundur do të shkojnë për shkak të situatës atmosferike. Në Shalë po identifikohen manualisht votuesit dhe në Shkodër nga 250 QV ka filluar në 247. Në 3 qendra votimi nuk po votohet”, deklaroi Celibashi

Në Dibër 101 QV dhe tek të gjitha ka filluar procesi. Kemi problem në Kastriot e Kala të Dodës me energjinë elektrike për shkak të motit. Në Durrës ka filluar votimi në të 337 qendrat e votimit. Në një qendër votimi po kryhet identifikimi pa pajisjen pay edhe pse duhet të prisnin nëse ka probleme deri në 2 orë.

Në Vorë janë hapur të 44 qendrat e votimit dhe po votohet normalisht, nuk ka asnjë problem si me identifikimin dhe votimin elektronik, në Rrogozhinë ka filluar në 55 qendrat. Edhe në Lushnjë por votohet në 157 qendrat e votimi. Në 5 qendra ka probleme me kamerat e vëzhgimit dhe pajisjen pay. Në një qendër votimi po votohet jo nëpërmjet pajisjes së identifikimit elektronik. Është raportuar incident në Dibër dhe Durrës që lidhen me mënyrën sesi anëtarë e administrojnë procesin atje po pa ndikim në proces.”