Ballina Kuriozitete Zemrës i nevojiten 15 vite për t’u shëruar pas lënies së cigares

Zemrës i nevojiten 15 vite për t’u shëruar pas lënies së cigares

Sipas një studimi të ri, pas lënies së cigares, zemrës së duhanpirësve i duhet 15 vite për t’u shëruar. Duhanpirësit duhet të presin të paktën 15 vite që sëmundjet e zemrës dhe rreziku i atakut në zemër të kthehen në nivel normal.

Studimet e mëparshme raportonin se rreziku i goditjes në zemër tek ish-duhanpirësit stabilizohej brenda 5 viteve. Por kërkimet e reja tregojnë se duhet trefishi i kohës për t’u rikuperuar.

Raporti do të paraqitet javën e ardhshme në konferencën e Shoqatës Amerikane të Zemrës.

Pas analizës së të dhënave të 8.700 njerëzve, hulumtuesit e Vanderbilt zbuluan se nevojitet më shumë se një dekadë që zemrat e duhanpirësve të çlirohen nga dëmtimet e rrezikshme të nikotinës dhe kimikatet e tjera në cigare.

Por enët e zemrës dhe të gjakut e rimarrin më shpejt veten nga dëmet e shkaktuara nga pirja e duhanit, shkruan autorja kryesore e studimit Meredith Duncan.

Sëmundjet e zemrës janë vrasësi numër një në çdo vend të botës, duke përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, ndërsa shifrat janë në rritje për shkak të obezitetit, stresit, mungesës së stërvitjes.