Ballina BOTA Zelandë e Re, mbërrin Viti i Ri, spektakël në Auckland

Zelandë e Re, mbërrin Viti i Ri, spektakël në Auckland

Viti i ri 2019 ka mbërritur në Auckland, në Zelandër e Re, ku një spektakël me fishekzjarr i jep lamtumirën 2018 duke përshëndetur vitin e ri 2019.

Prej vitesh tashmë ishulli i vogël i Samoas, me më pak se 200 mijë banorë, është i pari që çel festimet dhe kjo në kohen kur zgjodhi që ta kapercente kufirin e datës së Paqësorit, duke e çuar 24 orë përpara.

2019 ka ardhur me ngjyra, alegri dhe plot gëzim.

Menjëherë pas tij, fishekzjarret shpërthyen në nje spektakël magjik në Auckland të Zelandës së Re. Por më madhështori nga të gjithë si spektakli piroteknik, mbetet ai i Sidneit, në Australi.