Ballina BOTA Zelandë e Re, gjenden të ngordhura 51 balena

Zelandë e Re, gjenden të ngordhura 51 balena

Rreth 51 balena të tjera janë gjetur të ngordhura pasi ngecën në bregun e një plazhi në Ishujt Chatham jashtë Zelandës së Re.

Ka pasur një ngordhje masive të balenave gjatë këtyre ditëve pasi më shumë se 200 balena kanë ngordhur në incidente të veçanta gjatë javës së kaluar në rajon.

Departamenti i Ruajtjes së Zelandës së Re tha se rreth 80-90 balena janë gjetur të bllokuara në Hanson Bay të enjten dhe dhjetra prej tyre arritën të shpëtojnë, por 50 prej tyre ngordhën.

Më pak se një javë më parë 145 balena pilot u gjetën të ngordhura në një plazh të largët në ishullin jugor të Zelandës së Re, Stewart Island.

Menjëhere pas gjetjes, balenave iu është marrë lëkura dhe mostrat për analizë.