Ballina BOTA Zelandë e Re, gjenden 150 balena të ngordhura në bregdet

Zelandë e Re, gjenden 150 balena të ngordhura në bregdet

Rreth 150 balena janë gjetur të ngordhura në bregun e detit në Zelandën e Re. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet lokale, të cilat u informuan për tragjedinë nga një turtist që po vizitonte ishullin Steëart.

Kur autoritetet mbërritën në ishull, gjysma e balenave kishin ngordhur ndërsa të tjerat ishin ende në jetë, por nuk kishte asnjë mundësi për ti shpëtuar.

Kjo nuk është hera e parë që në brigjet e Zelandës së Re gjenden balena të ngordhura pasi edhe në të shkuarën, animalistët kanë dhënë alarmin për numrin e lartë të vdekshmërisë së gjitarëve. Ende nuk dihet se cilat kane qene shkaqet e ngordhjes se balenave. Balenat e ngordhura i përkasin grupit të balenave të ashtuquajtura pilot, që jetojnë në grupe të mëdha, duke ndjekur njëra-tjetrën.