Ballina BOTA Zelandë e Re, akt terrorist, plumba kundër myslimanëve në xhami, 40 të...

Zelandë e Re, akt terrorist, plumba kundër myslimanëve në xhami, 40 të vdekur

Dy persona kanë hapur zjarr mbi komunitetin e besimtarëve myslimanë në dy xhami të ndryshme në qytetin Christchurch, në Zelandën e Re. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00, me orën lokale, dhe deri tani numri i të vdekurve ka arritur në 40, ndonëse ky numër ende nuk është konfirmuar nga autoritetet vendase.

Kryeministrja Jacinda Ardern e ka quajtur ngjarjen një “sulm terrorist”. “Një akt i pashembullt dhune, – ka thënë kryeministrja Ardern. – Është një ndër ditët më të errëta të Zelandës së Re. Nuk dihet ende numri i saktë i viktimave, por është një ngjarje e tmerrshme.”

Deri tani, autoritetet kanë ndaluar katër persona të dyshuar si autorë të sulmit, mes tyre edhe një grua.

Nuk është ende e qartë dinamika e ngjarjes, por, sipas mediave lokale, një prej personave që ka hapur zjarr është australian dhe, para sulmit, kishte hapur edhe një banderolë kundër emigrantëve. Një prej autorëve të dyshuar e kishte regjistruar sulmin, duke e transmetuar atë live në Facebook dhe Instagram.