Ballina Showbiz Zbulohet spektakli që rikthen Marina Vjollcën në ekran

Zbulohet spektakli që rikthen Marina Vjollcën në ekran

Prej ditësh, aludohet se Ermal Mamaqi do të largohet nga Tv Klan, gjë që rrjedhimisht lë një hapësirë boshe në një orar prime time të shtunën mbrëma. Në fakt, dihej që prej tetorit të shkuar se Marina Vjollca do të mbetej në Tv Klan dhe prej pak kohësh përflitet se moderatorja do të prezantojë një spektakël të shtunave.

Ka qënë producenti Turjan Hyska i cili ka pohuar së fundmi se “po punon me një spektakël prime time në Klan”, i cili do të transmetohet në orën 21:00, çdo të shtunë.

Programi, emri i të cilit nuk dihet ende, do të përfshijë aktorët aktualë të “Duplex”, Olsi Bylykyn dhe aktorë të tjerë. “Do të ketë grup baleti, DJ dhe shumë [të tjera]. Në moderim është Marina Vjollca,” përfundoi Hyska.