Zbulohet skandali i aktores/U shtir si e sëmurë për të darkuar me Putin, Ornella Muti dënohet me burg

32

Aktorja italiane Ornella Muti është dënuar për mashtrim me gjashtë muaj burg dhe gjobë prej 500 euro.

Ky vendim i Gjykatës Supreme në Itali vjen disa vite pasi Ornela u shtir si e sëmurë për të mos marrë pjesë në një shfaqje në teatrin Verdi të Pordenone-s, për të cilën ishte paguar 24 mijë euro.

Ajo mashtroi duke thënë se ishte e sëmurë vetëm që të darkonte në një tavolinë me liderin rus Vladimir Putin dhe aktorin e njohur amerikan Kevin Costner. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2010.

Aktorja 64-vjeçare do të shpëtojë nga dënimi i caktuar vetëm nëse do të vendosë t’i paguajë 30 mijë dollarë teatrit Verdi.