Ballina BOTA Zbulohet shkaku i vdekjes tragjike të legjendës së muzikës

Zbulohet shkaku i vdekjes tragjike të legjendës së muzikës

Ylli i Prodigy, Keith Flint ka vdekur si rezultat i vetëvarjes.

Legjenda e muzikës elektronike, që u bë i njohur me hitet Breathe dhe Firestarter, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në North End, Essex, më 4 mars.

Nga hetimet paraprake është zbuluar se 49-vjeçari u vetëvar.

Flint, i lindur në Braintree, mori famë me grupin elektronik në vitet 1990.

Grupi, që do zhvillonte turneun në SHBA në maj, publikoi albumin e fundit në nëntor.