Ballina LAJME Zbulohet shkaku i vdekjes së modelit mbi pasarelë

Zbulohet shkaku i vdekjes së modelit mbi pasarelë

Është zbuluar shkaku i vdekjes së Tales Soares. Sipas një raporti autopsie, modeli vdiq nga sëmundje zemre e pa diagnostikuar. Modeli brazilian vdiq pasi u rrëzua papritur në pasarelë në Javën e Modës në Sao Paulo muajin e kaluar. Në detajet e dokumentit të publikuara nga media braziliane G1 të enjten thuhet se 26-vjeçari kishte probleme me zemrën. Tragjikisht ai nuk arriti ta zbulojë sëmundjen gjatë kohës që ishte gjallë. Sëmundja përparoi në edemë pulmonare akute, akumulim i lëngjeve në mushkëri, që e vrau Soares. Para se të vdiste Tales nuk ishte diagnostikuar me asnjë problem shëndetësor.