Ballina Aktualitet Zbulohet plani i opozitës për protestën e së enjtes të Parlamenti

Zbulohet plani i opozitës për protestën e së enjtes të Parlamenti

Ndryshe nga protestat e mëparshme, që janë përqendruar tek hyrja kryesore e Parlamentit, opozita ka një plan tjetër për nesër. Plani i ri i opozitës ka për qëllim të paraqesë një Parlament që funksionon vetëm me forcën e blindave dhe dhunën policore kundër protestuesve.

Sipas hartës e cila u është shpërndarë disa përfaqësuesve të PD, pikat e rrethimit janë secila prej rrugëve që lidhet me Parlamentin: hyrja kryesore, hyrja nga qendra tregtare Toptani, hyrja nga ish-selia e Partisë Demokratike, hyrja nga rruga tek Bashkia, hyrja nga Pedonalja dhe hyrja nga unaza, pranë PD.