Ballina Showbiz Zbulohet partneri i Jonida Vokshit

Zbulohet partneri i Jonida Vokshit

Moderatorja e njohur është prej kohësh në një marrëdhënie me producentin dhe aktorin e serialit “O sa mirë”, Besnik Krapi dhe mesa duket së shpejti pritet të kurorëzojnë dashurinë.

Vokshi vendosi për herë të parë të bënte publike romancën me partnerin, e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e njohur humoristik “Xing me Ermalin”. Ajo rrëfeu se me Besnikun u njoh te seriali në fjalë, pasi ju kujtojmë që vetë Jonida ka qenë pjesë e projektit kinematografik.

Si fillim ishin miq dhe teksa njiheshin, teksa kalonte kohë, siç vetë Vokshi u shpreh, u dashuruan!

“Ishte si dashuri me shikim të parë. Kishte një shkëndije.”

Marrëdhënia duket të jetë tepër e konsoliduar, aq sa dyshja po mendon edhe celebrimin.

“Do bëjmë dasmë, do kërcejmë!” u shtoi Jonida më tej.