Ballina Showbiz Zbulohet këngëtari ‘misterioz’ me të cilin do bashkëpunojë Enca

Zbulohet këngëtari ‘misterioz’ me të cilin do bashkëpunojë Enca

Enca Haxhia më në fund dha lajmin e shumëpritur nga fansat e saj. Së shpejti, këngëtarja do të publikojë projektin e saj të ri, i cili do të jetë një bashkëpunim. Ajo nuk ka zbuluar shumë detaje rreth këtij bashkëpunimi, megjithatë fansat nuk kanë qëndruar duarkryq.

Sipas analizave të disa detajeve, ato mendojnë se kënga re do të vijë në bashkëpunim me reperin e njohur shqiptar, Mc Kresha. Pavarësisht se Enca apo vetë reperi nuk kanë reaguar ndaj këtyre hamendësimeve, burime të afërta e kanë konfirmuar lajmin për ‘Prive.al’. Mc Kresha është pjesë e grupit ‘P.I.N.T’ dhe repertori i tij përmban bashkëpunime të shumta me këngëtarë të njohur, e mesa duket së shpejti do të dëgjojmë hitin e rradhës në bashkëpunim me Encën. Edhe pse dyshja ka një stil të ndryshëm nga njëri-tjetri, me siguri bashkëpunimi i tyre do të pritet shumë mirë nga publiku.