Zbulohet identiteti, ja kush mendohet të jetë pacientja “0” në Wuhan

74

Një shitëse karkalecash dyshohet të jetë pacientja “0” e Covid-19.

Wei Guixian, 59 vjeçare po dyshohet si pacientja “0” sepse është e para nga marketi i gjësë së gjallë në Wuhan të jetë e infektuar. New York post njofton se gruaja ishte në punë më 10 dhjetor, kur pati simptoma të gripit.

Pas kësaj ajo i është drejtuar një klinike të zonës për trajtim.

Më pas u rikthye në punë, ku dyshohet se përhapi koronavirusin.

“Unë ndihesha pak e lodhur, por jo si vitet e mëparshme. Çdo dimër, sëmurem me grip. Kështu që mendova se është grip. Mjekët në spital nuk e kuptuan se çfarë nuk shkonte dhe më dhanë ilaçe, por nuk bënë asnjë efekt. Më pas u ndjeva më keq dhe nuk kishte forcë apo energji”, tha ajo për gazetën ‘Wall Street Journal’.

Më 16 dhjetor, Wei shkoi në një prej spitaleve më të mëdha të qytetit për tu vizituar. Mjeku i tha se kishte patur edhe raste të tjera nga i njëjti market me simptoma të ngjashme.

Në fund të muajit, ajo u izolua kur mjekët më në fund bënë lidhjen midis virusit dhe tregut me ushqime deti.