Ballina Aktualitet Zbulohet emri i ‘Spiderman’-it të opozitës që u ngjit dje te dritarja...

Zbulohet emri i ‘Spiderman’-it të opozitës që u ngjit dje te dritarja e Kuvendit, plas gallata në rrjet

Në tubimin e djeshëm të opozitës para Kuvendit hipi një protestues në katin e parë të kryesisë, por pa përdorur shkallët. Media mëson se ai është Urim Shabani nga Klosi.

Ai u ngjit nga muri duke qëndruar në fasadën e godinës në dritaret e katit të parë duke bërë disa lëvizje të rrezikshme, ndërsa më pas u ul në njërën nga dritaret duke përshëndetur simpatizantët me simbolin e dy gishtave.

Ndërkohë që pas ngjitjes së demokratit të dritarja e Kuvendit nuk kanë munguar meme-t ironizuese në rrjetet sociale.