Ballina LAJME Zbulohet distanca nga e cila u godit Admir Murataj gjatë grabitjes së...

Zbulohet distanca nga e cila u godit Admir Murataj gjatë grabitjes së Rinasit

Mësohet distanca nga e cila u qëllua një prej grabitësve të 9 prillit në Rinas, Admir Murataj.

Burimet bëjnë me dije se Murataj u qëllua nga një distancë jo më shumë se 15 metra. Ekspertët e Mjekësisë Ligjore kanë dalë në këtë konkluzion. Duke marrë parasysh se përplasja me armë, e dyshuar mes efektivëve dhe grabitësve, ka qenë në një distancë të konsiderueshme, dyshimet janë se Murataj mund të jetë vrarë dhe nga miqtë e tij.

Akti i ekspertimit i është dorëzuar Prokurorisë për Krime të Rënda, të cilët po kryejnë hetimet për ngjarjen e ndodhur më 9 prill.

Në dokument thuhet se predha në kokën e Muratajt është tejshpuese me vrimë hyrje në lobin temporal të majtë dhe dalje mbi nofullën e djathtë. Megjithatë nuk është përcaktuar lloji i armës së zjarrit me të cilën u qëllua 44-vjeçari.