Ballina BOTA Zbulohet biseda e fundit mes gazetarit Khashoggit dhe vrasësve: Trupin ta presim...

Zbulohet biseda e fundit mes gazetarit Khashoggit dhe vrasësve: Trupin ta presim me sharrë dhe ta fusim në valixhe

Gazeta turke ‘Daily Sabah’ ka publikuar transkripte të bisedës mes anëtarëve të skuadrës saudite që ekzekutoi gazetarin Jamal al Khashoggi dhe të bisedës mes këtij të fundit dhe ekzekutorëve pak përpara se të vdiste. Gazeta shkruan se audiot e regjistruara janë siguruar nga shërbimi sekret turk MIT.

Në transkriptimin e plotë të regjistrimeve, i botuar të martën, zbulohet se si Maher Abdulaziz Mutreb, i dërguari për të bërë që Khashoggi të heshtë përgjithmonë, dhe doktori Salah Muhamed Al-Tubaigy, i cili kreu shpërfytyrimin e trupit,  folën përpara për vrasjes.

Mutreb i  thotë bashkëbiseduesit se trupin e Khashoggit duhet ta fusnin në një thes, dhe që kjo të bëhej e mundur, duhet ta copëtonin dhe ta fusnin në një valixhe

Transkripti tregon më pas bisedën me dy burrave dhe një bashkëpunëtori pa emër, përpara se Jamal Khashoggi  të drogohej dhe të mbytej me një qese plastike.

“Jam me astmë. Mos e bëni se do të më mbysni!”, janë fjalët e fundit të Khashoggit.

Audio u zbulua nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës e Turqisë, në mikrofona të fshehur brenda konsullatës Saudite në Stamboll.

Khashoggi, një ish-kritik i regjimit saudit, kishte shkuar në konsullatë atë ditë për të nënshkruar letrat e martesës me partneren e tij, Hatice Cengiz.

Sidoqoftë, vëzhguesit ndërkombëtarë dhe kritikët e regjimit besojnë se Princi i Kurorës Mohamed bin Salman, sundimtari de-fakto i Arabisë Saudite, është urdhëruesi i krimit.

Biseda e vrasësve zgjat rreth 12 minuta dhe është zhvilluar përpara se viktima  të mbërrinte në konsullatën saudite në Stamboll.

“A është e mundur ta vendosim trupin në një thes?’ , dëgjohet Mutreb duke pyetur.

Al-Tubaigy përgjigjet: ‘Jo. Shumë i rëndë, shumë i gjatë gjithashtu. Në fakt, unë gjithmonë kam punuar me kufoma dhe di si ti shkurtoj shumë mirë. Kurrë nuk kam punuar me një trup të ngrohtë, por do ta menaxhoj edhe atë me lehtësi. Zakonisht  vë kufje dhe dëgjoj muzikë kur coptoj kufoma. Ndërkohë pi kafe dhe cigare”.

Në orën 1.39 të pasdites në audio dëgjohet zhurma e një sharrei, ndërsa sadistët filluan të presin  trupin e Khashoggit, procedurë që zgjati 30 minuta.

Mendohet se pjesët e trupit të Khashoggi u futën në valixhe dhe u larguan nga ambasada. Eshtrat e tij nuk u gjetën kurrë.

 

Momentet e fundit të Khashoggi:

Mutreb: Lini një mesazh për djalin tuaj!

Khashoggi: Çfarë  duhet t’i them birit tim?

Mutreb: Do të shkruani një mesazh, le të provojmë; na tregoni.

Njeriu i paidentifikuar: Preje

Khashoggi: Çfarë duhet të them, ‘që do ta shoh së shpejti’?

Mutreb: Do të shkruani diçka si ‘Unë jam në Stamboll. Mos u shqetëso nëse nuk mund të vish tek unë ‘.

Khashoggi: Nuk duhet të them që jam rrëmbyer.

Njeriu i paidentifikuar: Hiq xhaketën!

Khashoggi: Si mund të ndodhë një gjë e tillë në një konsullatë? Nuk do shkruaj asgjë.

Njeriu i paidentifikuar: Preje!

Khashoggi: Unë nuk po shkruaj asgjë.

Mutreb: Shkruaj, zoti Jamal! Nxito! Na ndihmoni që të mund t’ju ndihmojmë, sepse në fund do t’ju çojmë përsëri në Arabinë Saudite dhe nëse nuk na ndihmoni ju e dini se çfarë do të ndodhë përfundimisht.

Khashoggi: Këtu ka një peshqir. Do të më drogoni?

Al-Tubaigy: Ne do t’ju vëmë në gjumë.

Khashoggi atëherë u drogua, duke u thënë rrëmbyesve  të tij ‘mos ma zini gojën’ pasi i vendosën një qese plastike mbi kokë.

‘Unë kam astmë! Mos e bëj, do të më mbytësh ’, janë fjalët e fundit të Khashoggit.

Më pas dëgjohen tingujt e mundimit dhe mbytjes, me momente të shkurtra diskutimi mes vrasësve, të cilët janë në dyshim nëse ai është akoma duke lëvizur.

Në një moment dikush thotë që ‘vazhdoni të shtyni’.

Mendohet se pjesët e trupit të Khashoggi u futën në valixhe dhe u bënë nga ambasada. Eshtrat e tij nuk u gjetën kurrë.