Ballina LAJME Zbulohen përgjegjësit, ja kush pengon vizat për kosovarët

Zbulohen përgjegjësit, ja kush pengon vizat për kosovarët

Eurodeputeti gjerman, Markus Ferber, ka deklaruar se korrupsioni, mosbesueshmëria, moszbatueshmëria e ligjeve nga udhëheqësit kosovarë po pengon liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai theksoi se elita politike e Kosovës është duke përdorur standarde të dyfishta me popullin e tyre, duke i punësuar familjarët e tyre dhe pjesën tjetër e kanë anashkaluar.
Deputeti është i bindur se lufta kundër korrupsionin nuk mund të vijojë me persona, të cilët janë pjesë dhe përgjegjës të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Ai renditi shumë ministra të Qeverisë Haradinaj që janë të korruptuar dhe kane dosje në gjykata, megjithatë vazhdojnë ta udhëheqin vendin.

Markus Ferber theksoi se Parlamenti Evropian është i vetmi institucion evropian, i cili zyrtarisht ka njohur Republikën e Kosovës dhe ka dhënë dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave.