Ballina Showbiz Zbulimi i shkencëtarëve ,po flemë mbi miliona diamantë

Zbulimi i shkencëtarëve ,po flemë mbi miliona diamantë

Sipas kërkimit të një ekipi ndërkombëtar shkencëtarësh , është zbuluar se një thesar i madh diamantësh ndodhet në thellësi të planetit tonë.

Zbulimi i pabesueshëm u bë nga shkencëtarët në MIT, Harvard dhe Universitetin e Kalifornisë në Berkeley pasi analizuan regjistrimet sizmike. Sipas këtij studimi deri në 2% e këtyre shkëmbinjve mund të jenë diamantë. Kjo tregon se diamantët mund të jenë në një sasi prej kuadrilion dhe janë të groposur në më shumë se 160 km thellësi të sipërfaqes së tokës. Ndërkohë që deri tani thellësia më e madhe që është gërmuar është 12 km, në Kola Superdeep Borehole në Rusi.

Për këtë studim janë dashur 20 vjet, dhe ka ende një rrugë te gjatë për të zbuluar teknologjinë që na çon në depozitat masive me diamantë që ndodhen poshtë nesh.