Zbardhet vendimi/KLP i cakton Arta Markut një detyrë të re

31

Arta Marku, ish-kryeprokurore dhe aktualisht prokurore në Shkodër është emëruar në një detyrë të re nga një vendim i marrë nga Këshilli i Lartë i prokurorisë. Ky i fundit ka marrë shtatë vendime, mes të cilëve edhe vendimin për Markun.

Arta Marku do të rikthehet në kryeqytet për të ushtruar profesionin si prokurore në Prokurorinë e Apelit Tiranë. Megjithatë ky vendim është një caktim i përkohshëm.

Pjesë e vendimit:

-Znj. Arta Marku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ku do tё ushtrojё funksionin e Prokurorit për një periudhë kohore nga data 01.04.2020 – 30.06.2020.

Gjithashtu si vendim i përhershëm është marrë ai për mbarimin e mandatit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për z. Arben Dollapaj, për shkak të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës.