Ballina LAJME Zbardhet kërkesa e ekstradimit, ja pse vëllai i Safet Bajrit do të...

Zbardhet kërkesa e ekstradimit, ja pse vëllai i Safet Bajrit do të ekstradohet në Itali!

Zbardhen argumentet e Ministrisë së Drejtësisë, mbi kërkesën e tyre për ekstradimin e Ilir Bajrit, vëllait të Safet Bajrit. Ilir Bajri rezulton i dënuar me 5.6 vite nga gjykata e Bolonjës si pjesëtar në organizatë kriminale me qëllim trafikim të qenieve njerëzore, ndërsa mbi të rëndonin akuzat “Shfrytëzim prostitucioni”, “Emigracion klandestin” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

Në kërkesën e dërguar nga Ministria italiane e Drejtësisë asaj shqiptare argumentohet se Ilir Bajri së bashku me të afërmin e tij, Enver Bajri, nga viti 2000 deri në 2002 kanë shfrytëzuar për prostitucion të paktën 11 gra dhe vajza. Këto vajza vinin kryesisht nga Shkodra, por edhe qytetet të tjera të Shqipërisë. Ato pajiseshin nga krerët e këtij grupi kriminal me pasaporta false dhe më pas detyroheshin të dilnin në rrugë dhe të prostituonin. Këtë detyrë e kryente Ilir Bajri, i cili u gjente hotelin dhe u tregonte zonën se ku do të dilnin për të prostituuar dhe paratë e fituara vinin në Shqipëri, përmes Fatmir Tafazi që kishte rolin e korrierit në këtë grup.

Mësohet se njëra prej disa vajzave, pas arrestimit të Enver Bajrit, në 2001 u rikthye në Shqipëri, por ky i fundit sapo u lirua e ka detyruar të rikthehet në Itali dhe të vazhdojë prostituimin.