Zbardhet dinamika e ngjarjes, ja çfarë “e vrau” 17 vjeçaren në Velipojë

71

Familja e Enisa Dodës, 17 vjeçares së mbytur në Velipojë ka hapur dyert e mortit në Bathore të Tiranës.

Familja ka patur vizita të shumta, pavarësisht situatës së pazakontë për shkak të COVID-19.

Dinamika e ngjarjes është zbardhur. Vajza kishte dalë xhiro me motorr uji së bashku me 25 vjeçarin Indrit Bajraktari. Ajo ishte pasagjere në motorrin e ujit, por nuk dinte not.

Nga ana tjetër djali që ishte në drejtim të mjetit nuk ka rrespektuar protokollin e sigurisë. Ai nuk kishte vendosur as jelek e as rrip sigurie.

Mendohet se vajza ka rrëshqitur nga motorri e djali ka tentuar ta ndihmojë, por e ka goditur me motorrin e ujit, shenja të cilat u gjendën në trupin e pajetë.

Megjithatë më shumë do të kuptohet nga dëshmia e djalit, i cili ndër të tjera akuzohet për fshehje të ngjarjes.

Shumë të afërm e miq kanë shkruar dedikime prekëse për vajzën.

Babai i vajzës, Lezan Doda, shkruan: “U prefsh në paqe zemra e babit zoti të mori shpejt fizikisht por jo shpirtërisht. Qofsh e xhenetit”.