Ballina Aktualitet Zbardhet dëshmia në polici e vrasësit të Haxhi Baçinozit te liqeni

Zbardhet dëshmia në polici e vrasësit të Haxhi Baçinozit te liqeni

Vetëm pak ditë pas vrasjes tragjike të 62-vjeçari Haxhi Baxhinozi, te Kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës dorëzohet autori. 61-vjeçari Islam Mylkaj u dorëzua të mërkurën rreth orës 19.30 në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës.

Mylkaj u ka thënë hetuesve se nuk ishte nisur për ta vrarë ish-të dënuarin politik dhe se ngjarja kishte qenë e rastësishme.

Ai është shprehur se viktima e kishte kërcënuar vazhdimisht atë dhe familjen e tij për shkak të një borxhi prej 45 mijë eurosh që ai nuk ia kishte kthyer. Mylkaj tha se e mbante armën me vete për shkak të frikës nga Baçinozi.