Zbardhen identitetet e “kokave” të rrjetit të narkotrafikantëve, mes tyre nipërit e deputetit socialist

106

Bëri bujë ditën e sotme në media, përmbyllja me sukses e një operacioni ndërkombëtar i cili goditi një rrjet të fuqishëm narkotrafiku i cili fshihte lëndën narkotike në ngarkesa me banane.

Policia arrestoi 6 shqiptarë, 1 grek dhe 1 lituanez, të cilët konsiderohen “kokat” e rrjetit të narkotrafikantëve.

Mësohet se mes shqiptarëve të arrestuar janë edhe të afërm të deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, më konkretisht nipërit, Ramazan Rraja, si dhe Fioralb Rraja.

Të arrestuarit u identifikuan si Musa Gjikola 34 vjeç dhe Genti Balliu alias Fatmir Balliu, 37 vjeç, banues në Tiranë; Rramazan Rraja, 27 vjeç dhe Fioralb  Rraja, 24 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë; Bledar Pepaj., 29 vjeç, banues në Pukë; Fatmir Xhecula, 33 vjeç, banues në Laç.