Zbardhen detaje nga vrasja e 25 vjeçarit, flet autori i dyshuar:”Më ngacmonte vajzat”

76

Autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur mbrëmë në Shkodër, ka treguar në polici se krimi ndodhi pasi viktima në mënyrë të përsëritur sipas tij, i ngacmonte vajzat.

Mark Kodra, 47 vjeç, banor në fshatin Bleran Bardhaj, Shkodër, pranoi para grupit hetimor autorësinë e vrasjes së 25 vjeçarit Emiliano Ndou, banor në të njëjtin fshat.

Marku tha se e ka qëlluar viktimën me automatik kallashnikov pasi kishte kohë që e mundonte duke i sjellë probleme.

Sipas tij, viktima para se ta vriste i ka kaluar me një motor përpara shtëpisë duke bërë shumë zhurmë.

Në kushte të një situate, 47-vjeçari ka marrë armën dhe ka dalë nga banesa duke qëlluar në drejtim të Emiljano Ndout të cilin e la të vdekur në vend.

Pasi hapi zjarr, Mark Kodra tha se e fut prapë në shtëpi pas mendonte se 25-vjeçari nuk kishte pësuar fatalitet. Por më pas mësoi se Emiliano Ndou kishte vdekur dhe kur erdhi policia, u dorëzua bashkë me armën e krimit.

Policia po heton pistën e sugjeruar nga 47 vjeçari, se i riu ka ngacmuar vajzat e tij dhe se palët edhe më herët kanë debatuar për këtë çështje.