Ballina Aktualitet Zarf me një plumb brenda…Kërcënohet ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini

Zarf me një plumb brenda…Kërcënohet ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini

Kërcënohet ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini. Një zarf anonim me një plumb brenda i është adresuar Salvinit, zëvendës/kryeministër i qeverisë Conte. Zarfi u zbulua nga Qendra postare në Romë dhe u sekuestrua nga oficerët e policisë, ndërsa mediat italiane raportojnë lajmin duke cituar burime nga Ministria e Brendshme.

Paketa ishte e dyshimtë, për shkak se nuk kishte vulë postale dhe as një dërgues. Pas sekuestrimit nga Policia Shkencore, brenda tij është gjetur vetëm plumbi e asnjë mesazh apo simbol tjetër kërcënues.

“Nuk më frikësojnë, unë nuk do të ndalem”, ka komentuar ministri i Brendshëm Matteo Salvini.

“Më shumë se sa një politikë shpesh herë hipokrite preferoj solidaritetin e miliona italianëve të mirë që shprehen me votën e tyre të së dielës”, tha Salvini.

Në ditët e fundit, dy zarfa me plumba ju dorëzuan kryebashkiakut të Torinos, Chiara Appendino. Sot, më 21 maj, u vunë në shënjestër edhe magjistratët e qytetit të Sajovës.