Zaev jep lajmin:”Vaksina kundër COVID-19 do t’i jepet Shqipërisë nga Greqia”

45

Greqia pritet ti sigurojë Shqipërisë vaksinën kundër COVID-19.

Lajmi u dha nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev i cili shprehu se krahas vendit të tij edhe Shqipëria do të marrë nga shteti grek vaksinën.

“Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u tregua i gatshëm që Greqi, si vend anëtar i BE të ofrojë vaksinën kundër Covid-19 Shqipërisë dhe Maqedonisë së Ceriut, pasi vaksina e koronavirusit do arrijë fillimisht në vendet anëtare e më pas tek kandidatët për integrim”, u shpreh Zaev.

Ai e cilësoi si një provë të miqësisë së mirë mes vendeve të rajonit.

Greqia do e marrë vaksinën nëpërmjet Bashkimit Europian, nga gjiganti farmaceutik AstraZeneca.

Ndërkohë vendeve jo anëtare të BE, mund t’iu dhurohet nga vendet anëtare, ose t’iu dhurohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.